LAJME / E Hënë 16 Mars 2026, 12:12

“Fajet i kishte spitali i Tiranës!” Foshnja dy muajshe ndërroi jetë, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën

Nëna e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur akuza ndaj mjekëve për ndarjen nga jeta të fëmijës së saj.

Vjollca Shkëmbi, është shprehur se mjekët e kanë nxjerrë foshnjen para kohe nga spitali dhe kjo rezultoi fatale për të. Më tej ajo i ka bërë thirrje policisë që të marrë masa ndaj mjekëve të Tiranës por edhe të Korçës.

“Fajet i kishte shteti, spitali i Tiranës që e nxorri para kohe. Ky ka qenë shkaku që vdiq fëmija im para kohe. Se fëmija as nuk hante e as nuk pinte. Unë kërkoj nga shteti të marrë masa, nga policia të marrin masa ndaj doktorëve të Tiranës që ma vdiqën fëmijët dhe doktorët e Korçës që thanë duhet të mbajnë 10 ditë dhe ditën e dytë na e dhanë fëmijën para kohe. Unë dua të marrë masa shtetit për këtë punë”, u shpreh nëna e fëmijës në një intervistë për Euronews.

Kujtojmë se foshnja ishte paraqitur më 13 mars më parë në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës. Sipas hetimeve të kryera foshnja kishte lindur dy muaj para kohe, si edhe ishte në gjendje të rëndë për shkak të kequshqyerjes.

Po ashtu edhe nëna e foshnjës është raportuar se dyshohet të jetë me probleme të shëndetit mendor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE