LAJME / E Shtunë 18 Janar 2025, 13:01

Fadroma përplas drejtuesin e kamionit në aeroportin e Vlorës, humb jetën 60-vjeçari

Vlorë- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Aeroportin e Vlorës,

ku një drejtues kamioni mësohet se ka humbur jetën si pasojë e një përplasje me një fadrome.

Sipas informacioneve, viktima, një 60-vjeçar, u aksidentua gjatë punës dhe nga dëmtimet e marra, ka ndërruar jetë.

Ndërkohë drejtuesi i fadromës është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për rrethanat e aksidentit. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.