LAJME / E Hënë 1 Qershor 2026, 20:08

Evi Kokalari nxjerr mesazhet si po manipulohet vota në Këshillin Kombëtar të PD

Aktivistja demokrate Evi Kokalari ka publikuar disa mesazhe, për të cilat ajo shprehet se tregojnë manipulimin dhe orientimin që po i bëhet votave në Këshillit Kombëtar të PD.

Kokalari shprehet se edhe këto votime në PD janë një farsë totale dhe një turp.

Ja dhe manipulimi/orientimi i votës nisi edhe sot… listat me numra për t’u votuar…

Këshill Kombëtar jo legjitim.

Një farsë totale, ku bëjnë vetëm teatër.

Turp për të gjithë ata që u bënë pjesë e saj sot. Realisht, turp. Që të lejoni veten të abuzohet deri në këtë pikë, nuk di çfarë të them, por më latë pa fjalë…

, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE