LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 14:02

“Europa është këtu, Edi Rama ku është?”- Zv/Presidenti i PE i bashkohet protestës, vendos qeleshen në kokë: Është i frikësuar! Ju jeni në anën e duhur të historisë

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, njëkohësisht edhe eurodeputeti rumun, Nicolae ?tef?nu??, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 30-të para Kryeministrisë me një qeleshe në kokë, duke shprehur mbështetjen për qytetarët shqiptarë.

Duke kujtuar rrëzimin e regjimit të Nicolae Çausheskut në Rumani, eurodeputeti tha se shqiptarët nuk duhet të presin më dekada për ndryshim.

“Unë isha 9 vjeç kur pashë Çausheskun të rrëzohej dhe ju pritët 30 vite derisa Enver Hoxha u rrëzua. Por tani nuk keni pse të prisni sërish aq gjatë. Mjaft me këtë korrupsion, mjaft me këtë tranzicion, mjaft me këtë diktaturë”, deklaroi ai.

Në fjalën e tij, eurodeputeti u bëri thirrje protestuesve të mos dorëzohen, ndërsa tha se Europa është në shesh, ndërsa Edi Rama jo, pasi sipas tij, është i frikësuar.

“Pse Evropa është këtu dhe Edi Rama nuk është këtu? Pse? Ndoshta sepse është i frikësuar. Dhe nëse është kështu, ju duhet të keni kurajë ta rrisni frikën e tij”, tha ?tef?nu??, ndërsa deklaroi se rruga mund të jetë e gjatë, por protestuesit janë “në anën e duhur të historisë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE