LAJME / E Hënë 9 Shkurt 2026, 15:03

Çështja Balluku/ Rama paralajmëron zhvillime: PS-ja do të

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhjen me Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që rivendosi pezullimin e ministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar se socialistët do ta zgjidh çështjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.

Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit, funksionet e padelegueshme kushtetuese nuk mund të pezullohen nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, pasi kjo sipas tij, do të paralizonte institucionin që ata drejtojnë.

Më tej ai shkruan se rivendosja e pezullimit ka vetëm një efekt për SPAK, i cili mund të vazhdojë hetimet pa ndërprerje, por thekson se nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të Ballukut.

“E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit“, shkruan Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE