
Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Sali Berisha nuk pranon garë me të në PD, pasi është i dobët dhe i humbet zgjedhjet brenda partisë.
Salianji tha se nuk do të bëjë parti të re, por do të luftojë brenda PD-së!
Ervin Salianji: Pse ka rëndësi PD në këtë moment dhe përmirësimi i PD për Shqipërinë? Çdo parti tjetër, do ti duhet koha e vet për të bërë të mundur ndryshimin, kjo i jep oksigjen Edi Ramës.
Them, duke qenë se kam një kontribut jo të paktë në PD dhe kam mbështetje, sallat e takimeve, në takimet e mia dhe të Berishës, kanë qenë më shumë njerëz te të miat. Sali Berisha ka kërkuar të hyjnë në garë dhe nuk i hynte njeri. Unë pavarësisht se nuk ka garanci, është një muaj e pak larg garës, nuk ka lista nuk ka asgjë, farsë.
Por po them prapë, hajde bëjmë garë me kushtet që cakton ti. Berisha që me statutin e partisë nuk duhet të ishte kryetar dhe nuk duhet të lejohej të kandidonte.
Rama nuk ka marrë asnjëherë më shumë se 48%. Fragmentimi i votës, problemi i opozitës ka sjellë këtë. PD me një lidership të ri e mund Ramën. Kjo nuk e sjell rrotacionin. Deri sot edhe këtij zotërisë në Hungari i thoshin nuk e bën dot. Shoh që ka dy mendime, dy realitete të ndryshme, një në studio që ju i thoni si fakte ky fiton, dhe një realitet tjetër te shoqëria. Nëse fiton dhe e ka të sigurtë, pse nuk bën garë? Sepse është i dobët.
Baton Haxhiu: Pse lodhesh, ne e dimë fundin dhe fillimin e kësaj gare.
Ervin Salianji: Politika nuk është akt dueli momental por është vazhdimësi. Në PD ku unë jam, për shkak të kurajës, guximit, sepse këto i mendojnë shumë të tjerë por nuk i thonë në publik. Nëse nuk ndryshon PD, e kemi të pamundur të mundim Edi Ramën.
Ylli Rakipi: Jam dakord. Së pari duhet përmbysur autokrati i opozitës, që pastaj të përmbyset autokrati i qeverisë.
Ervin Salianji: Mua mos më kërkoni të hedh investimin tim dhe të bëj parti.
Baton Haxhiu: Ai do të fitojë zgjedhjet lokale, zgjedhjet e tjera.
Ervin Salianji: Në maj PD ka zgjedhje, ta shohim a do të ketë. Nëse ka farsë, vjen diskutim tjetër. Debati publik. Cili është kuptimi i garës? Ka kushte të barabarta.
Baton Haxhiu: Më mirë të mbajë zgjedhjet vet sesa ti legjitimosh ti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
