
Ernest Muçi vazhdon të shënojë gola me një rregullsi mbresëlënëse në Turqi, teksa ka lënë gjurmë edhe sot në Kupë me fanellën e Trabzonsporit.
Në ndeshjen e raundit të dytë, në fazën me grupe, e zhvilluar në fushën e Istanbulsporit, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që hapi serinë e golave.
Muçi tundi rrjetën në minutën e 41-të me një diagonale të shkëlqyer, duke konfirmuar edhe një herë formën e tij të jashtëzakonshme.
<blockquote class="twitter-tweet" data-media-max-width="560"><p lang="tr" dir="ltr">?? Ernest Muci, inan?lmaz bir gol att? art?k uzaktan ?utlar onun imza hareketi diyebiliriz. Ba?a sar?p sar?p izlemelik pozisyon ayr?ca topun havadayken hafif falso al??? da harika. <a href="https://t.co/uz1anxAMV6">pic.twitter.com/uz1anxAMV6</a></p>— Hayat?m?z Futbol (@hayatfootball) <a href="https://twitter.com/hayatfootball/status/2011475369715458448?ref_src=twsrc%5Etfw">January 14, 2026</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>
Por protagonizmi i tij nuk u ndal me kaq. Në pjesën e dytë, Muçi realizoi edhe golin e dytë personal, duke kompletuar dopietën dhe duke qenë lojtari vendimtar i takimit.
Golat e tij ndezën tribunat, ku tifozët e Trabzonsporit shpërthyen në brohoritje “Muçi, Muçi”, një dëshmi e qartë se sulmuesi shqiptar është shndërruar shumë shpejt në idhull për ta, pavarësisht se ka vetëm pak muaj pjesë e kësaj skuadre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
