
Deputeti socialist Erion Braçe e ka nisur ditën këtë të shtunë në terren, duke treguar problematikat, kryesisht në infrastrukturë, në njësinë administrative nr.5 e cila është dhe njësia e tij.
Mirëpo, në territorin e kësaj njësie dje nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu është zhvilluar një festë në zonën e Komunës së Parisit dhe i deleguari si drejtues politik për Tiranën i PS, u shfaq duke gatuar e shërbyer makarona.
Erion Braçe, nisur nga problemet e mëdha në territor, i thumbon të dy duke thënë se qyteti ka nevojë për punë, dhe jo për udhëheqës që 1 Majin e punëtorëve e kthejnë në festë makaronash.
“Ne territor, si deputet i 5-ses, mu ne mes te Tiranes-ne mes te Bllokut; pislleku mes pallateve eshte i lemeritshem! Ky shesh me pallateve ndodhet vec 20 metra larg nja njesia administrative 5-shiheni: plehra, balte, pluhur, makina te braktisura, defekte
ujesjellesi te bera e te lena ashtu, asfalt qe nuk duket me! Kur udheheqesit kthenin 1 Majin e punetoreve ne feste makaronash,
une dhe banoret ishim ketu; Si nje vit me pare, por atekohe ishte me paster! Ndaj ky qytet ka nevoje per pune pune pune, jo per qoke pushteti nen tingujt e tallavase se propagandes! Boll me“, shkruan Erion Braçe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
