LAJME / E Mërkurë 19 Nëntor 2025, 03:03

Erdogan mik i vjetër i Edi Ramës, Erion Veliaj tregon LETRËN e mbërritur nga Turqia…

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka përshëndetur vendimin e Kushtetueses për rikthimin në detyrë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Përmes një letre dërguar në qeli, Imamoglu i cili po ashtu prej muajsh ndodhet i burgosur në Turqi, ka shprehur solidaritet të plotë dhe e urime për rivendosjen e drejtësisë dhe demokracisë.

Nga vendi ku ndodhem i ndaluar në burgun e Silivrisë në Stamboll, e prita me kënaqësi të thellë lajmin se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë jua riktheu mandatin e fituar në mënyrë demokratike të Kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës. Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta dhe më të përzemërta për këtë hap inkurajues dhe domethënës drejt rivendosjes së drejtësisë dhe demokracisë”, shkruan ai, teksa më tej ka theksuar rëndësinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për besimin në qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit, duke e konsideruar si një mesazh për mbrojtjen e vlerave demokratike.

Ndër të tjera ai ka vlerësuar përkushtimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe rolin e tij në zhvillimin e qytetit dhe bashkëpunimin rajonal, duke shprehur shpresën për takime të ardhshme mes tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE