
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Naile Hoxha, ka rrëfyer detaje të pazakonta nga periudha e saj gjatë regjimit komunist, duke treguar marrëdhënien e afërt që kishte me udhëheqjen e kohës.
Ajo nuk e fsheh se ka qenë një nga artistet më të preferuara të Enver Hoxhës, duke kënduar në aktivitete të rëndësishme, madje edhe në ditëlindjen e tij.
“Kam kënduar për 60-vjetorin e tij. Më thoshte ‘hajde afër’ dhe më ulte në tavolinën e tij,” kujton ajo.
Sipas këngëtares, gjithçka nisi që në moshë të re, kur u zbulua talenti i saj dhe më pas u përzgjodh për të ndërtuar karrierën në Tiranë. Ajo performoi për delegacione të huaja dhe në evente të nivelit të lartë shtetëror, duke u bërë një nga zërat më të dashur të kohës.
Naile Hoxha pranon gjithashtu se edhe mbiemri i saj ka ndikuar në rrugëtimin profesional, duke i hapur më shumë dyer gjatë asaj periudhe.
Megjithatë, ajo thekson se nuk ka nostalgji për sistemin e kaluar.
“Kam qenë e urtë. Nuk kam bërë asgjë tjetër, veçse kam kënduar,” shprehet ajo.
Në rrëfimin e saj, këngëtarja ndalet edhe te arti i sotëm, duke kritikuar mënyrën se si performohet në skenë.
“A do të këndosh apo të tregosh trupin?” – pyet ajo, duke theksuar ndryshimin mes brezave.
Një dëshmi e rrallë nga një kohë që vazhdon të ngjallë debat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
