
Klubi i Teutës ka njoftuar se peshëngritësja e talentuar e KSHS Teuta, Enkileda Carja është shpallur kampione e trefishtë e Europës në Europianin për të rinj dhe U23 që po zhvillohet në Durrës!
Carja dhuroi spektakël duke thyer 3 rekorde europiane në kategorinë Youth (63 kg) dhe 1 rekord bote në shkëputje për Youth!
Ajo realizoi me sukses të gjashta provat, duke shfaqur një performancë të jashtëzakonshme, të mbushur me vetëbesim dhe teknikë perfekte, falë punës së palodhur të saj dhe të trajneres Eglantina Kalemi!
Me këtë paraqitje, Enkileda përmirësoi edhe rezultatin e saj nga Botërori i Perusë, ku kishte ngritur 213 kg në total, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
