LAJME / E Hënë 28 Korrik 2025, 03:03

Enkileda Carja “pushton” Europën, 3 medalje ari dhe 5 rekorde për Shqipërinë në peshëngritje

Shqipëria ka një tjetër kampione të madhe në peshëngritje.

Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Europian për 17-vjeçarët që po zhvillohet në Madrid, duke u shpallur kampione e trefishtë e Europës dhe duke thyer pesë rekorde europiane gjatë garës.

Talentja 17-vjeçare nisi fuqishëm që në stilin e shkëputjes, ku vendosi rekord me 91 kg në provën e parë dhe më pas e përmirësoi menjëherë me 93 kg në provën e dytë.

Ajo tentoi të shtynte më tej kufirin me 95 kg, por këtë herë nuk ia doli. Gjithsesi, rezultati i mjaftoi për të siguruar medaljen e parë të artë.

Në stilin e shtytjes, Carja tregoi edhe një herë formën e saj të jashtëzakonshme: ngriti 109 kg në provën e parë, duke vendosur një tjetër rekord europian, dhe më pas e përmirësoi me 111 kg.

Në provën e tretë tentoi 114 kg, por pa sukses – megjithatë, edhe këtu fituese absolute.

Në total, me një kombinim prej 204 kilogramësh, Enkileda Carja fitoi 3 medalje ari dhe la pas të gjitha rivalet, duke e ngjitur flamurin kuqezi në majën e podiumit në Madrid.

Ky është një tjetër kapitull i artë për peshëngritjen shqiptare, që vijon të prodhojë talente dhe të korrë suksese në arenën ndërkombëtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE