
Pak orë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Pozallo të Italisë, me pasojë vdekjen e një punëtori shqiptar gjatë aksidentit në punë dhe plagosjen e një të dyti, zbardhet identiteti i viktimës.
Shqiptari që humbi jetën tragjikisht është Artur Deliu, 36 vjeç. Aksidenti ndodhi për shkak të një defekti mekanik të betonierës që po shkarkonte beton në çatinë e një objekti, ku mekanizmi i hekurt i krahut u shkëput dhe goditi dy punëtorët.
Për fat të keq shqiptari humbi jetën dhe kolegu i tij u plagos rëndë.
Aktualisht një aktivitet për mbledhjen e fondeve është duke u zhvilluar për të mbështetur familjen e punëtorit shqiptar Artur Deliu, i cili vdiq në një kantier ndërtimi në Corso Vittorio Veneto.
Ai la pas një grua dhe dy fëmijë. Komuniteti i Pozzallo dhe më gjerë – është mobilizuar për të ofruar mbështetje konkrete për familjen e Artur Deliut.
“Aktiviteti për mbledhjen e fondeve po zhvillohet në Planetmovie (Pozzallo, Ispica, Rosolini), Daniela Cartoleria Blanco Distefano (Pozzallo) dhe në Modica në Euroalimentari, Via Resistenza Partigiana, 41”, informon media italiane.
Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes janë ende në proces nga autoritetet, për të vlerësuar nëse ka pasur mungesë të kushteve të sigurisë në punë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
