
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti mes disa personave, ka humbur jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Burime nga spitali bëjnë me dije se viktima ka pësuar goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, dëmtime që rezultuan fatale për jetën e tij.
Ndërkohë, nga përplasja ka mbetur i lënduar lehtë edhe djali i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Vlorës ka nisur menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
