
Personi që shikoni në foton e mësipërmë është 45-vjeçari Zamir Skënderi, i cili ka plagosur policin Arsen Toska me armën e shërbimit të këtij të fundit, në Kuçovë.
Sipas informacioneve në media, Skënderi po shoqërohej për në komisariat për prishtje të qetësisë publike ndërsa dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë shoqërimit, 45-vjeçari është konfliktuar me efektivin, dhe në përplasje e sipër i ka marrë armën e shërbimit, me të cilën e ka plagosur. Menjëherë ka ndërhyrë patrulla e policisë, e cila ka bërë neutralizimin e autorit dhe i ka rimarrë armën.
Ai rezulton të jetë skeduar dhe më parë nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sakaq, efektivi i plagosur është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
