LAJME / E Enjte 20 Nëntor 2025, 19:07

Elisa Spiropali e qeshur pas rënies së Ballukut

Dita e sotme ka qenë tepër intensive në kampin e rilindjes.

Gjykata ka pezulluar nga puna Belinda Ballukun, e cila menjëherë pas vendimit ka shkuar në zyrën e Edi Ramës dhe nuk ka dalë më prej andej kur po kalon mbi 3 orë. Së fundi atyre u është bashkuar edhe Ulsi Manja.

Por duket se jo të gjithë janë të vrenjtur në kampin socialist.

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila nuk ka munguar herë pas here të hedhë thumba ndaj Ballukut duke e akuzuar për intriga duket së është shumë e qeshur pas ngjarjeve të ditës së sotme.

Pasditen e së enjtes, Spiropali ka publikuar në Facebook një status, ku nuk mungon as shprehja e buzëqeshjeve, e shoqëruar me komisoneren Marta Kos.

Në vigjilje të Samitit për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor që mbahet nesër në vendin tonë, mirëprita në Tiranë miken e Shqipërisë, Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos, gruan që rrezaton energji, përkushtim dhe mbështetje për vlerat, autenticitetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE