LAJME / E Martë 7 Tetor 2025, 15:03

“Ekskluzive/ Zbardhen dëshmitë e babë e bir pas mas*krës në Apel: ‘Kalaja s’kishte si shpëtonte…’”

Rakip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, kanë lënë ambientet e Spitalit të Traumës vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën vetë ata.


Të dy kanë dhënë dëshmitë e para përpara Oficerëve të Policisë Gjyqësore, duke treguar momentet dramatike që ndodhën brenda sallës së gjyqit, pak sekonda para dhe pas krimit.

 Çasti kur shpallet vendimi


Sipas dëshmisë së Kurtajve, gjithçka ndodhi menjëherë pasi gjyqtari Kalaja shpalli vendimin gjyqësor, i cili nuk ishte në favor të familjes Shkëmbi.

Në ato momente, Elvis Shkëmbi, i revoltuar, nxori një armë të vogël që e mbante të fshehur nën xhaketë. Ai e mbushi me fishekë që kishte në xhep dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit.


“E pamë kur e nxori armën dhe i tha ‘vetë e kërkove’ përpara se të qëllonte,” – kanë dëshmuar Kurtajt.
 Sekondat e frikës

Gjyqtari Kalaja, sipas tyre, tentoi të mbrohej, por hapësira e vogël e sallës dhe afërsia me autorin e bënë të pamundur shmangien.


Pasi qëlloi ndaj gjyqtarit, Elvis Shkëmbi tentoi të qëllonte edhe drejt nesh, por arma kishte mbetur pa fishekë.

“Pastaj doli i qetë. Edhe sekretaren që mbante shënime e pa dhe i tha diçka, por shyqyr që arma s’kishte më plumba,” – thanë të plagosurit.
Sipas dëshmisë, ai më pas ia dorëzoi armën një punonjësi sigurie pranë hyrjes së gjykatës, ndërsa brenda sallës mbizotëroi paniku.

“Ne u përpoqëm ta ndihmonim gjyqtarin, por nuk përmendej. Për pak minuta erdhi policia dhe ambulanca na mori,” – kanë treguar Kurtajt.
 Kërcënimet e mëparshme

Të plagosurit shprehën keqardhje për vdekjen e gjyqtarit, duke treguar se familja Shkëmbi i kishte kërcënuar prej kohësh.

“Na thoshin: ‘Do ju hedhim në rrugë’. Ishin të bindur që do ta fitonin çështjen me çdo kusht,” – kanë deklaruar ata.
Sipas tyre, konflikti për pronën kishte kohë që ishte përshkallëzuar dhe kishte marrë përmasa kërcënuese, të cilat tashmë janë kthyer në tragjedi.

 Hetimi vijon

Policia ka konfirmuar se arma e përdorur është sekuestruar, ndërsa autori Elvis Shkëmbi po hetohet për vrasje me paramendim.

Autoritetet po verifikojnë masat e sigurisë në gjykata, pas një ngjarjeje që ka tronditur jo vetëm sistemin e drejtësisë, por gjithë opinionin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE