LAJME / E Martë 16 Qershor 2026, 11:11

EKSKLUZIVE/ Ky është momenti i përplasjes tragjike të mjetit lundrues me skafin e policisë në Ksamil, ku humbi jetën 20-vjeçari

Një aksident i rëndë detar është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Ksamilit, ku sipas informacioneve paraprake një mjet lundrues është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës.

Ora News ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë, ku si pasojë e përplasjes dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë mund të kenë mbetur të plagosur.

Viktima është Albiano Kreçi, 20 vjeç, banor i Ksamilit. Forca të shumta policie dhe shërbimet e emergjencës janë angazhuar në zonë.NJOFTIMI I POLICISË:

Ksamil, Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

VIDEO

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE