LAJME / E Premte 20 Mars 2026, 00:12

Efektivi i Policisë Rrugore të Tiranës ndahet nga jeta në krye të detyrës

Një efektiv i Policisë Rrugore ka humbur jetën në krye të detyrës në Tiranë si pasojë e një arresti kardiak. Bëhet fjalë për oficerin Ilir Budlla, 58 vjeç, i cili po shërbente me shërbimet e Qarkullimit Rrugor kur papritmas pësoi incidentin fatal.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, së bashku me drejtorët e departamenteve, Neritan Nallbati dhe Dhimitraq Ziu, vizituan familjen e oficerit, vendosën kurora dhe dorëzuan Certifikatën e Karrierës si nderim për kontributin e tij.

Bizhga shprehu mbështetjen e plotë të institucionit dhe theksoi se humbja e Budllës është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë Policinë e Shtetit.

Me një karrierë mbi 33 vjeçare, Ilir Budlla njihej si një punonjës i përkushtuar, korrekt dhe me integritet të lartë profesional, i cili shërbeu me devotshmëri qytetarëve dhe ligjit.

Policia e Shtetit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve të tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE