LAJME / E Mërkurë 3 Dhjetor 2025, 22:10

Edi zbulon se Dolce ka hyrë në "Grande Fratello", ja reagimi i tij

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga produksioni, mbrëmjen e sotme në orën 20:00, Edi është përballur me të vërtetën mbi largimin e papritur të Dolces.

Deri më tani, ai jetonte me bindjen se banorja kishte lënë garën për çështje gjyqësore, por një video e shfaqur në shtëpi përmbysi gjithçka.

Klipi zbuloi misionin sekret, duke nisur nga dhoma e rrëfimit e deri te hyrja e saj në shtëpinë e “Grande Fratello” në Itali, ku do të qëndrojë për 7 ditë.

Gjatë transmetimit të videos, Edi u shfaq serioz dhe i habitur, duke dhënë përshtypjen se nuk po i besonte syve për atë që po shihte. Menjëherë pas zbulimit, banorët e tjerë i kujtuan me humor parashikimet e tyre: “A të thamë që nuk është larguar?”.

Momenti u mbyll me përqafime nga të gjithë banorët për Edin, i cili u pa dukshëm i lumtur dhe i lehtësuar që Dolce nuk është larguar përgjithmonë. Megjithatë, produksioni e la ende pezull datën e saktë të rikthimit të saj në shtëpi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE