LAJME / E Shtunë 4 Korrik 2026, 16:04

Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Urimi juaj do të ishte .....

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama feston sot ditëlindjen dhe bën 62 vjeç.

Edi Rama ka lindur më 4 korrik 1964 në Tiranë dhe mban mbi shpatulla një karrierë të gjatë në politikë, në botën e mësimdhënies, si dhe në atë të sportit. Ai është ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan që shërben prej 13 vitesh si kryeministër.

Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013. Para zgjedhjes së tij si kryeministër, mbajti një numër postesh qeveritare dhe diplomatike.

Për më tepër, ai më parë ka shërbyer si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga 1998 në 2000. Më pas ai u bë kryebashkiak i Tiranës për të paktën tre mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011.

Edi Rama studioi dhe u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1982 dhe punoi në këtë institucion të arsimit të lartë si pedagog. Në vitin 1993 ai u largua nga vendi për të jetuar në Francë, vend ku dhe nisi karrierën artistike.

Por pas katër vitesh, ai u detyrua të kthehej në Shqipëri për shkak të vdekjes së babait të tij, Kristaq Rama, dhe prej atëherë ka nisur zyrtarisht aktivizimin dhe karrierën politike. Kryeministri i kohës, Fatos Nano e emëroi atë si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në qeverinë e tij.

Në vitin 2000, Edi Rama shpalli synimin e tij për të kandiduar për kryetar bashkie në Tiranë dhe rezultati i zgjedhjeve i siguroi një fitore të madhe, duke marrë 57% të totalit të votave. Ai e drejtoi kryeqytetin për tre mandate radhazi. Gjatë mandatit të tij të parë, në vitin 2004, Edi Rama është zgjedhur “World Mayor” (Kryebashkiaku i Botës).

Në vitin 2013, Partia Socialiste e drejtuar prej tij, arriti të merrte pushtetin duke larguar Sali Berishën nga qeverisja. Mbështetja që shqiptarët i dhanë ishte më masivja që një parti politike kishte marrë në Shqipërinë demokratike, aq sa për shumë kohë votat që mori u quajtën “1 milion shuplaka”, duke ju referuar refuzimit që populli i bëri PD-së së Sali Berishës.

Edi Rama formoi Kabinetin e 33-të Shqiptar dhe u zgjodh Kryeministër i Shqipërisë, duke e drejtuar vendin për katër mandate radhazi, si askush tjetër. Megjithatë, partia dhe qeverisja e tij është goditur nga skandale të shumta gjatë këtyre 13 viteve, me një numër bashkëpunëtorësh që janë larguar nga PS, disa janë dënuar nga organet e drejtësisë dhe të tjerë janë në procese penale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE