LAJME / E Premte 5 Shtator 2025, 02:02

E vr*në ne mes te Shkodrës! Ky është 34 vjecari iu mor jeta pa pikë mëshire

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pranë kinemasë “Republika”, e cila ndodhet në qendër të qytetit. Mësohet se viktima është Kristjan Kola.

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur sonte në Shkodër. Bëhet me dije se Kristjan Kola është ekzekutuar nga dy shtetas ende të paidentifikuar teksa ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Rrethanat e kësaj vrasjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.

Policia thotë se vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, ku dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Kristian Kola, 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Viktima ka qenë në ambientet e jashtme të një lokali kur është qëlluar, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE