LAJME / E Hënë 21 Korrik 2025, 16:04

“E vërteta vonon, por nuk harron”- U shpall e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit, Albana Vokshi: Vërtetova që çdo thënie e imja ka qenë e drejt! Beteja vazhdon

Albana Vokshi foli sot për mediat pasi GJKKO e shpalli atë të pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit lidhur me koncesionet e shëndetësisë.
E vërteta vonon por nuk harron, tha me krenari demokratja, teksa theksoi se beteja e denoncimeve do të vazhdojë deri sa çdo person që ka vjedhur para nga shëndetësia të shkojë para drejtësisë.

Albana Vokshi: Depozitova sqarova edhe një herë duke vënë në dispozicion të gjykatës të gjithë dokumentacionin zyrtar. Vërtetova që çdo thënie e imja qendron dhe ka qenë e vërtetë. Vilma Nushi në një moment të caktuar nervozohet çuditërisht pasi unë përmenda faktin se ajo ka qenë sponsore e Edi Ramës.

Nuk di se çka për tu nervozuar për të pranuar që ka qenë sponsore. Gjyqtarja për shkak të reagimit të saj të papërshtatshme e përjashtoi për disa minuta nga salla.

Beteja vazhdon deri sa çdo kush që ka abuzuar me paratë e shëndetësisë të shkojë para drejtësisë. Kjo fitore për mua është…e vërteta vonon por nuk harron.

Gjykata e Posaçme shpalli sot të pafajshme deputeten e PD-së, Albana Vokshi për akuzat e ngritura ndaj saj për shpifje lidhur me biznesmenen Vilma Nushi për çështjen e konsensioneve në shëndetësi dhe aferën e chek up.

Biznesmenja Vilma Nushi, përmes avokatëve të saj paditi në GJKKO, Albana Vokshi për deklaratat e saj në Komisionin Hetimior për koncesionet në Shëndetësi.

Sipas deputetes së PD-së, biznesmenja ka përfituar përmes akteve korruptive, si divident rreth 1.5 milionë euro.

Sipas opozitës, Vilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE