
Ish-Presidenti Ilir Meta në një intervistë ekskluzive nga qelia e paraburgimit në një studio televizive sqaroi letrën që i ka dërguar kreut të SPAK-ut Klodian Braho.
Presidenti i PL theksoi e nuk ka pasur asnjë akuzë prej tij që Braho po fsheh provat. Meta tha se letra lidhet me marrjen e informacioneve nga një gjykatë e SHBA-ve, që i siguron atij një mbrojtje më efektive në proces.
“Letra ime është publike, shumë korrekte. I është drejtuar atij, jo për ta akuzuar për fshehje provash, sepse ai nuk është prokuror i çështjes sime, unë e di shumë mire përgjegjësinë që ka drejtuesi i SPAK-ut, dhe e di që përgjegjësinë për çdo shkelje dhe respektim të ligjit e ka prokurori i çështjes. Z.Braho i jam drejtuar vetëm në një aspekt, si përfaqësues që është i SPAK-ut në marrëdhënie me të tretët dhe për asistencën ndërkombëtare.
Çuditërisht është bërë një kërkesë përmes Ministrisë së Drejtësisë që një gjykatë amerikane, të mos i japë asnjë informacion LSI-së për dy vjet deri në 23 qershorin që vjen, atëherë si do mbrohem unë për një akuzë kur s’kam akses në prova. Kjo është tërësisht absurd. Plus ajo është marrëveshje e zakonshme, që s’ka asnjë problem të sigurisë kombëtare apo të sigurisë së SHBA. Ajo është një kërkesë artificiale, që duhet sqaruar e ka bërë Ministria e Drejtësisë apo prokurorët e SPAK-ut, sepse ajo cenon rëndë mbrojtjen efektive. Nuk ka pasur asnjë akuzë që Braho po fsheh provat”, tha Meta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
