
Një lajm i kobshëm është mësuar mesditën e kësaj të enjte pasi arresti kardiak i ka marrë jetën biznesmenit korçar Geni Braholli.
Lajmi i trishtë u mësua nga reagimet e të afërmve dhe miqve të biznesmenit të cilët ndanë detaje nga ngjarja tragjike.
Shkak i vdekjes së biznesmenit Braholli mësohet se është bërë një arrest kardiak, i cili i ka pushuar menjëherë zemrën të riut, duke lënë pas një plagë të pashërueshme.
Thuhet se Braholli ka qenë në gjumë kur arresti kardiak i ka goditur zemrën duke bërë që ai të mbyllë sytë përgjithmonë.
Geni Braholli ishte pronari i furrës së bukës “Cegora” mjaft të njohur për korçarët, ndërsa ikja e tij në moshë të re ka lënë pas një plagë të madhe jo vetëm për familjen por për të gjithë njerëzit që e njihnin atë.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Braholli për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
