
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës këtë të premte, ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është paraqitur pa shenja jete në spital.
Sipas informacioneve paraprake, familja e fëmijës, e cila banon në Palasë, e ka transportuar fillimisht me urgjencë drejt Orikumit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të të miturit. Nga Orikumi, ambulanca e zonës e ka marrë fëmijën, por fatkeqësisht ai ka qenë tashmë pa shenja jete.
Burime nga spitali bëjnë me dije se ekzaminimi paraprak mjeko-ligjor nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike, duke përjashtuar për momentin elementë të dyshimtë.
Sipas familjarëve, 4-vjeçari kishte rreth një javë që vuante nga simptoma shëndetësore, si temperaturë e lartë, të vjella dhe diarre, çka dyshohet se mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij.
Autoritetet shëndetësore dhe strukturat përkatëse kanë nisur procedurat e verifikimit, ndërsa pritet që analizat dhe ekspertiza mjekësore të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.
Ngjarja ka shkaktuar dhimbje dhe tronditje në komunitetin lokal, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar emocionale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
