
Është ndarë nga jeta për arsye shëndetësore në moshën 70 vjeçare ish gjyqtari, ish drejtues i gjykatës së Kurbinit Ded Miri.
Është një prej gjyqtarëve të rinj Olti Skrame që ka ndarë për miqtë e tij lajmin e largimit nga jeta të ish-gjyqtarit, duke bërë homazh për jetën e tij, por edhe për mënyrën sesi ka pritur magjistratët e rinj.
Sot është ndarë nga jeta, për arsye shëndetësore, Ded Miri, ish-gjyqtar dhe ish-drejtues gjykate!
Jeta e tij është për libër. Lindur, më 5 mars 1956, në Fushë-Kuqe, Kurbin, ka qenë banues i përhershëm i asaj zone.
I vetmi mashkull i mbijetuar i familjes së tij, nga shfarosja e kryer nga komunistët, të cilët, pavarësisht angazhimit në Frontin Antifashist Nacional-Çlirimtar, pas Luftës, vranë 11 anëtarë të familjes Miri, për shkaqe politike.
Pas dënimit “vetëm” me burgim në Burgun e Spaçit, e kalimit të tetë viteve në këtë burg, si dhe të pesë viteve, me punë të detyruar, në minierën pranë tij, u sëmur me silikozë, por mbijetoi, si pak të dënuar të tjerë.
Pas viteve ‘90, fillimisht kaloi disa vite në polici, edhe duke u plagosur me disa goditje me armë zjarri, gjatë ushtrimit të detyrës. Nga viti 1994 ka ushtruar, fillimisht, detyrën e ndihmës-gjyqtarit, e mandej atë të gjyqtarit, deri në mars 2023, kur me mbushjen e moshës 67-vjeçare, në dallim nga të tjerë, nuk u ngul me thonj pas karriges.
Me atë rast, më bëri nderin e dhënies së togës së tij, të rreth 30 viteve karrierë gjyqësore!
Kur nisa detyrën në korrik 2019, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ishte drejtues i gjykatës në pozitën e zv. kryetarit. Më ka pritur shumë mirë, duke më garantuar efektivisht pavarësi dhe mundësi për të ndikuar në përmirësimin e imazhit të gjykatës, bashkë me kolegët dhe administratën.
Ndër cilësitë e shumta pozitive që kishte ishin mendja e hapur në aspektin profesional, qënia (siç thoshte ai) “njeri, përpara se gjyqtar”, aftësia për të njohur njerëzit dhe sidomos vullneti dhe rezistenca, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
