LAJME / E Premte 5 Shtator 2025, 21:09

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Një nga figurat më të dashura të qytetit të serenatave, Astrit Koçibelli, është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet: “Lamtumirë Astrit Koçibelli.

Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare.Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë.”

Koçibelli ishte një nga zërat më të veçantë të serenatës, duke i dhënë jetë këngëve që mbajnë frymën dhe shpirtin e traditës muzikore korçare.

Këngët e tij do të mbeten një kujtim i gjallë i dashurisë, artit dhe nostalgjisë së qytetit të serenatave.

Astrit Koçibelli, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE