LAJME / E Hënë 16 Mars 2026, 10:10

E trishtë, ky është i riu që dyshohet se i dha fund jetës në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës, ku një i ri 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrethana që dyshohet të lidhen me vetëvrasje.

Sinjali merr vesh se viktimë është Isa Nikqi, i cili sipas informacioneve fillestare është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme. Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të dalin me konfirmim zyrtar pas verifikimeve të nevojshme.

 

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ndërsa rasti është në fazën fillestare të trajtimit.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se po shqyrtohet pista e vetëvrasjes, megjithatë kjo mbetet të konfirmohet nga hetimet zyrtare.

Trupi i pajetë pritet të dërgohet për procedurat e mëtejme mjeko-ligjore, ndërsa organet kompetente po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti tragjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE