LAJME / E Premte 10 Prill 2026, 18:06

E tmerrshme: Babai rrah brutalisht djalin brenda veturës në një parking! (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një parking në Fushë Kosovë, ku person, që dyshohet të jetë babai, ka ushtruar dhunë brutale ndaj fëmijës së tij.

Klankosova.tv ka siguruar pamjet që tregojnë momentin kur babai kap me forcë djalin nga krahu dhe e shtyn përpara, duke e detyruar të hyjë në veturë.

Bazuar në informacionet e para, prindi ka ushtruar dhunë fizike edhe gjatë rrugës, ndërsa kur fëmija ka tentuar të mbrojë veten, babai e ka kapur përsëri me forcë për ta futur në makinë.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për një konfirmim zyrtar mbi këtë incident, por akoma nuk ka marrë përgjigje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE