LAJME / E Premte 23 Janar 2026, 15:03

E RËNDË në vend/ 19-vjeçari merr në shtëpi vajzën nga Brazili dhe i gjen klientë për ...

jë 19-vjeçar në Lushnje është arrestuar dhe ka nisur procedimi penal për një shtetaseje braziliane, të dyshuar për përfshirje në aktivitete prostitucioni.

Në kuadër të hetimeve për shfrytëzimin e një shtetaseje të huaj për prostitucion, specialistët e Hetimit të Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, zhvilluan operacionin që çoi në arrestimin e shtetasit S. M., 19 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë.

Hetimet zbuluan se ky shtetas kishte shfrytëzuar për prostitucion shtetasen braziliane L. S., 25 vjeçe, të cilën e kishte strehuar për rreth dy muaj në ambiente të ndryshme, përfshirë edhe në banesën e tij.

Shtetësja braziliane e ushtronte prostitucionin në vende të tjera përveç banesës së tij. Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka proceduar penalisht edhe shtetasen L. S., për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar dy celularë, të cilët do të shërbejnë si prova materiale në hetim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE