Trupi i pajetë i 56-vjeçarit, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në një rezervuar në Mirditë, është gjetur mesditën e sotme nga polumbarët e RENEAS.
Sipas njoftimit, bëhet me dije se nga këqyrja paraprake e trupi nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të reja, ndërsa do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure, ku sipas njoftimit të bluve, rreth orës 05:55 në fshatin Gëziq, shtetasi N. N., është vetëmbytur në rezervuarin e fshatit.
Ndërkohë, nga informacionet paraprake, dyshohet se 56-vjeçari vuante nga shëndeti mendor, ndërsa grupi hetimor po punon pë zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për shtetasin N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq, që dyshohej se ishte vetëmbytur në rezervuar, bëjmë me dije se:
Polumbarët e Repartit Special “RENEA” kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji, të trupit të pajetë të shtetasit N. N.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi N. N. vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit. do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.