LAJME / E Mërkurë 22 Prill 2026, 17:05

E rëndë/ Plagoset një 40-vjeçar shqiptar në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar, Alban Hekurani, është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e 21 prillit në Velletri, në periferi të Romë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në via Mariano Colagrossi, ku 40-vjeçari, pronar i një qendre bastesh, është qëlluar nga pas nga persona ende të paidentifikuar, teksa po shkonte drejt banesës së tij pasi kishte parkuar automjetin.

Pas sulmit, ai është transportuar me urgjencë nga shërbimi ARES 118 drejt Policlinico Tor Vergata, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë edhe mundësinë e një tentative grabitjeje që ka përfunduar me plagosje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE