LAJME / E Shtunë 7 Shkurt 2026, 22:10

E rëndë në vendin fqinj, gjendet e vdekur një adoleshente, arrestohet një 20-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 17-vjeçare, është gjetur e vrarë në një kanal në Nizza Monferrato, në zonën e Asti-t.

Autor i krimit dyshohet të jetë një 20-vjeçar, i cili është arrestuar.

Sipas hetimeve, adoleshentja Zoe Trinchero, kishte kaluar mbrëmjen me shoqet në disa lokale të qytetit dhe më pas ishte larguar e vetme. Trupi i saj u zbulua nga një banor i zonës, i cili njoftoi policinë.

Ekspertiza paraprake tregon se 17-vjeçarja kishte shenja të shumta dhune, trauma në kokë dhe prova mbytjeje.

Autoritetet bëjnë me dije se vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas një grindjeje. I arrestuari ishte i njohur i viktimës dhe më herët kishte pasur një lidhje me të. Pas një marrjeje të gjatë në pyetje, ai pranoi autorësinë e krimit para hetuesve.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE