LAJME / E Hënë 18 Maj 2026, 22:10

E rëndë në Tiranë! Polici doli me komshiun që theu arrestin shtëpiak

Efektivi i Policisë së Shtetit, Anxhelo Kumaraku, 30 vjeç, mbeti i plagosur me armë zjarri pak pas mesnate në zonën e Shkozës në Tiranë. Sipas informacioneve

paraprake, ai është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa ndodhej në lagje në shoqërinë e fqinjit të tij, i cili rezulton të ishte nën masën e sigurisë

“arrest shtëpie”. Si pasojë e të shtënave, Kumaraku ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë

rrezikut për jetën.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se fqinji i efektivit kishte konflikte me persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, për shkak të prishjes së pazareve.

Dyshohet se autorët kanë përfituar nga fakti që ai kishte dalë nga banesa, duke thyer masën e sigurisë të vendosur nga gjykata, dhe kanë organizuar atentatin

ndaj tij. Hetuesit po verifikojnë pistën se objektivi i sulmit ka qenë pikërisht personi në arrest shtëpie dhe jo efektivi i policisë.

Në fokus të hetimeve është vendosur edhe roli i vetë Anxhelo Kumarakut, pasi dyshohet se ai jo vetëm kishte dijeni që fqinji kishte thyer “arrestin e shtëpisë”, por nuk kishte njoftuar strukturat policore dhe po e shoqëronte në momentin e atentatit. Menjëherë pas ngjarjes, Policia ngriti pika kontrolli në disa akse të Tiranës dhe po zhvillon kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE