LAJME / E Shtunë 9 Maj 2026, 17:05

E rëndë në pistën e aeroportit! Motori i avionit ‘shpërthen’ në flakë gjatë ngritjes, një person u tërhoq zvarrë (VIDEO)

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit në SHBA, ku një avion i kompanisë Frontier Airlines, i cili po bëhej gati për fluturimin drejt Los Angelesit, u përfshi nga flakët gjatë procedurave të ngritjes.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se një person është zvarritur në pistë gjatë momentit të incidentit, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:15 me orën lokale. Piloti njoftoi kullën e kontrollit se një nga motorët kishte marrë flakë dhe se tymi kishte hyrë brenda kabinës së avionit, çka solli aktivizimin e menjëhershëm të procedurave të emergjencës.

Përmes rrëshqitëseve të emergjencës u evakuuan të gjithë 224 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit. Në pamjet e publikuara nga aeroporti shihen momentet e panikut në pistë, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynin për neutralizimin e situatës.

Kompania Frontier Airlines bëri me dije se po bashkëpunon me autoritetet aeroportuale dhe hetuesit për të sqaruar shkakun e incidentit dhe çdo detaj që lidhet me personin e përfshirë në pistë. Fluturimi me avionin Airbus A321 drejt Los Angelesit u anulua për mbrëmjen dhe u riprogramua për mëngjesin e së shtunës.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima mes pasagjerëve, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar si ndodhi incidenti që shkaktoi alarm në aeroportin amerikan, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE