LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 22:10

Detaje të forta nga plagosja e katërfishtë: Nipat dyshohet se synuan dajën, shkak hakmarrja?

Fatlum Zejnullahun, i cili i pari ra përtoke në qendër të Podujevës, e dërguan në mjekim intenziv pasi bashkë me vëllain e vet, Fidaimin, dyshohet se deshën ta vrasin dajën, Agim Xhemajlin.

Kjo siç mëson Klan Kosova, dyshohet që u tentua të bëhet për hakmarrje, që lidhet me vdekjen e kryefamiljarit Zejullahu, gati një vit më parë.

Dy kryesorët e rastit, nip e dajë u morën në pyetje nga organet e hetuesisë, ndonëse po vazhdojnë të jenë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Organet e rendit, teksa vazhdojnë të hetojnë edhe më tej rastin, i shtuan edhe ekipet policore në klinikat ku po qëndrojnë tre të përfshirët.

Në vendngjarje i gjetën tri armë e 28 gëzhoja.

Kur ua kontrolluan shtëpitë zbuluan edhe më shumë.

Gati 200 fishekë, dy armë të shkurta, një tjetër gjahu e edhe karikatorë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE