LAJME / E Diel 18 Maj 2025, 15:03

E rëndë/ Ndërron jetë 4 vjeçarja, shembet muri rrethues …

Në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se 4-vjeçarja ishte duke luajtur në oborrin e banesës kur murri rrethues u shemb dhe e zuri poshtë. Për pasojë vogëlushja humbi jetën.

Familjarët e kanë transportuar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore të Roskovecit, por fatkeqësisht ajo ka mbërritur pa shenja jete , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.