
Në Big Brother VIP Kosova 4 banorët u përballën me një debat të tensionuar mes Labinot Rexhës dhe Elijonës, teksa po përgatiteshin për gjumë në dhomën e fjetjes.
Situata u ndez pas disa provokimeve, të cilat duket se Labi nuk i përballoi dot.
Ai u kthye ashpër ndaj Elijonës, duke i thënë: “Ti po viktimizohesh pse të ka vdekur nëna.”
Komenti i tij tronditi banorët e tjerë, pasi prekte një ngjarje tragjike nga jeta e Elijonës, të cilën ajo e kishte ndarë më parë me publikun.
Elijona kishte treguar se nëna dhe motra e saj kishin humbur jetën në një aksident teksa udhëtonin nga Gjermania në Kosovë, një histori që kishte prekur publikun dhe fansat e programit.
Por përplasja nuk përfundoi këtu. Labi vazhdoi me një koment tjetër të rëndë, duke thënë: “Po të ishe e mirë, nuk do ishe larguar nga familja. Në moshën 13-vjeçare je larguar nga shtëpia.”
Ky ishte një moment i tensionuar që lidhej me periudhën kur Elijona, sipas raportimeve, kishte jetuar për pesë vite nën kujdesin e shtetit gjerman, larg familjes së saj.
Reagimet e banorëve tjerë dhe tensioni në dhomën e fjetjes treguan qartë se situata po merrte një kthesë serioze, duke ngritur debate mbi kufijtë e respektit dhe etikës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ngjarja pritet të diskutohet edhe gjatë ditëve të ardhshme në emision, ndërsa fansat e programit kanë reaguar me kritika të ndryshme ndaj sjelljes së Labit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
