LAJME / E Mërkurë 15 Prill 2026, 21:09

E rëndë! Ishte duke peshkuar dhe ra në kontakt me rrymën elektrike, VDES në vend 46-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima ka qenë duke peshkuar pranë urës së “Prekanit” në Shënkollë dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia bën me dije se viktima është identifikuar si Sazan Sula, 46 vjeç.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE