
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:40, në lagjen nr. 13 të Durrësit, pranë vijës bregdetare.
Viktima është një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar dhe sipas Policisë dyshohet se është mbytur në det.
Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 06:40, në lagjen nr. 13, Durrës, në afërsi të bregut të detit, është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 70 vjeç, dyshohet i mbytur në det.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë dhe dokumentimin ligjor të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
