LAJME / E Mërkurë 18 Qershor 2025, 13:01

E rëndë/ Gjendet i vetëvarur 60-vjeçari në Elbasan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë, i vetëvarur, në kasollen e bagëtive. Viktima, identifikuar si B. M., dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja është konstatuar mëngjesin e datës 17 qershor 2025, dhe sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjithçka tregon se bëhet fjalë për një akt vetëvrasjeje. Trupi është gjetur nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë autoritetet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më datë 17.06.2025, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në kasollen e bagëtive, shtetasi B. M., 60 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE