LAJME / E Martë 7 Tetor 2025, 15:03

E rëndë/ 18-vjeçari humb ndjenjat brenda në klasë dhe transportohet me urgjencë në spital

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur këtë të martë në një gjimnaz në qytetin e Librazhdit, ku një nxënës 18-vjeçar ka humbur ndjenjat papritur gjatë orës së mësimit.

Menjëherë pas incidentit, i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Librazhdit, ku gjatë qëndrimit atje ka humbur sërish ndjenjat, duke alarmuar stafin mjekësor të cilët e kanë nisur për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Elbasanit.

Pritet që mjekët të japin më shumë detaje rreth kësaj situate nëse i riu është helmuar nga diçka ose nëse vuan nga ndonjë sëmundje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE