LAJME / E Hënë 14 Korrik 2025, 14:02

E rëndë| 17-vjeçarja dërgohet në spital me plumb në kokë, ndodhet në gjendje kritike

Një vajzë 17-vjeçare është transportuar paraditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, pasi ka mbetur e plagosur me armë zjarri në kokë . Adoleshentja me inicialet H.H., është shoqëruar në spital nga familjarët e saj.

Burimet nga stafi mjekësor bëjnë me dije se e reja ka qenë e koshiente në momentin e mbërritjes në spital, ndërsa po i nënshtrohet procedurave mjekësore përkatëse.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja mund të jetë vetëplagosur me armë zjarri.

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE