LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 19:07

E reja gjendet e pajetë, dyshohet për konsumim të një substance helmuese”

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Xhyherinë, Vlorë, ku një 23-vjeçare, Ola Metani, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe ka humbur jetën. E reja ishte e fejuar dhe jetonte me të, teksa xhaxhai i saj ka prekur me reagimin e tij në rrjetet sociale.

“O Ola e xhaxhit. Menduam që mjaft i kemi pasur lotët, por ikja jote na hidhëroi shpirtin. Ishte një lule e bukur dhe e tillë do të mbetesh gjithë jetën, o yll i bukur, që na loton zemrën dhe shpirtin. Lamtumirë, o yll i xhaxhit”, shkruan xhaxhai në Facebook.

Deri tani lidhur me ngjarjen policia nuk ka reaguar dhe nuk ka dhënë asnjë detaj.

Ndërkohë një mikeshë e saj shkruan se shkak mund të ketë qenë i fejuari.

“Si jeni JOQ? Në një fshat të Vlorës ka vdekur një 23 vjeçare. Mendohet se shkak ka qenë i fejuari”, shkruan shoqja e të ndjerës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE