LAJME / E Martë 10 Mars 2026, 20:08

E pushoi nga puna! Shqiptari në Itali nuk e kursen pronaren, e sulmon me molotov

Një 43-vjeçar shqiptar ka përfunduar në burg në Itali, pasi akuzohet se sulmoi me një shishe molotov makinën e ish-punëdhënëses së tij, e cila e kishte pushuar nga puna. Ngjarja ndodhi në muajin gusht të vitit të kaluar në qytetin Cento, në provincën e Ferrarës.

Sipas mediave italiane, nga hetimet e karabinierëve rezulton se burri hodhi një shishe molotov në drejtim të automjetit të sipërmarrëses, duke e shkatërruar plotësisht. Gruaja, ish-shefja e tij, jeton në San Giovanni në Persiceto.

Hetuesit dyshojnë se pas largimit nga puna, 43-vjeçari kishte ndërmarrë një seri veprimesh hakmarrëse ndaj saj dhe kompanisë. Përveç djegies së makinës, ai dyshohet se ka tentuar të sulmojë edhe biznesin e saj. Në një rast tjetër, sipas hetimeve, ai kishte spërkatur me benzinë një nga furgonët e firmës dhe tentoi t’i vinte flakën, por nuk arriti ta ndizte.

Fillimisht ndaj tij ishte vendosur masa e arrestit shtëpiak, ndërsa priste gjykimin e menjëhershëm. Megjithatë, në fund të muajit shkurt ai theu masën e sigurisë dy herë brenda 24 orësh.

Herën e parë, karabinierët e gjetën në një bar dhe e shoqëruan sërish në banesë. Edhe ditën kur duhej të paraqitej në gjykatë, policia shkoi ta merrte në shtëpi, por ai nuk ndodhej aty. Pas kërkimeve, 43-vjeçari u gjet përsëri në një tjetër lokal.

Për shkak të shkeljeve të përsëritura të masës së sigurisë, gjykata vendosi ta ashpërsojë masën ndaj tij. Më 7 mars, me vendim të gjyqtarit të gjykatës së Bolonjës, karabinierët e Centos e arrestuan dhe e dërguan në burgun e Ferrarës në rrugën Arginone, ku do të qëndrojë në dispozicion të drejtësisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE