
Një histori makthi ka tronditur opinionin publik në Greqi.
Gjykata e Selanikut ka dënuar me 17 vite burg një 40-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për abuzim seksual dhe fizik të gruas së tij, në prani të fëmijëve të mitur.
Sipas mediave greke, viktima 30-vjeçare, e cila mori guximin të flasë pas viteve të tëra dhune, ka treguar detaje rrëqethëse të asaj që përjetonte çdo ditë brenda mureve të shtëpisë.
Në dëshminë e saj, e lexuar në gjykatë pasi ajo nuk arriti të përballej me ish-bashkëshortin, gruaja ka rrëfyer se përdhunohej pothuajse çdo ditë, ndërsa fëmijët e tyre ishin dëshmitarë të skenave horror.
Pas çdo akti dhune ai urinonte mbi trupin tim, si për të më poshtëruar më shumë,” dëshmon gruaja mes lotësh në deklaratën e saj.
Ajo shtoi se burri ecte vazhdimisht i dehur dhe lakuriq nëpër shtëpi, duke terrorizuar të gjithë familjen.
Megjithëse u arrestua, 40-vjeçari u lirua më pas me kusht dhe u gjykua në mungesë, pasi nuk u paraqit asnjëherë për të dëshmuar.
Pas vendimit përfundimtar, ai konsiderohet i arratisur, dhe autoritetet janë në kërkim të tij.
Në dëshminë e tij të mëparshme në polici, shqiptari mohoi akuzat duke pretenduar se “vetëm e kishte goditur me shuplakë”, por provat e paraqitura dhe dëshmitë e gruas së tij ishin tronditëse për gjykatën, e cila e shpalli fajtor për abuzim sistematik, dhunë dhe përdhunim në familje.
Ky rast ka ngritur sërish shqetësimin për rastet e dhunës në familje, që shpesh mbeten të heshtura për vite, derisa ndodh tragjedia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
