
Një moment surprizues ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku protagonistë kanë qenë Toney dhe Benita.
Pas dinamikave të shumta dhe debateve lidhur me pëlqimet e tij të mëparshme, vëmendja e Toney-t duket se është zhvendosur papritur drejt Benitës.
Në pamjet virale, Toney shihet teksa i afrohet Benitës dhe e puth atë në faqe në mënyrë të befasishme.
Reagimi i banores ishte i menjëhershëm: ajo e shtyu duke qeshur dhe u largua me vrap, ndërsa banorët e tjerë të pranishëm shpërthyen në brohoritje dhe të qeshura duke e duartrokitur veprimin e guximshëm të djalit.
Ky afrimitet i papritur ka ngjallur kuriozitet nëse bëhet fjalë thjesht për një shaka mes banorëve apo nëse po lind një romancë e re në horizont, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
