LAJME / E Mërkurë 13 Maj 2026, 21:09

E papritur! Deputetja e PS Iris Luarasi kërkon tredhjen e p*dofilëve! E bujshme, ajo sapo tha se…

Deputetja socialiste Iris Luarasi, thotë se do të kërkojë kastrimin kimik të pedofilëve.

Ajo thotë se këtë propozim do ta bëjë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Parlament.

“Kastrimi kimik i pedofilëve. Dikur e propozova si aktiviste e shoqërisë civile.

Tani do ta risjell në Parlament si zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

E di që shumë do të shqetësohen më shumë për të drejtat e abuzuesve sesa për jetën e fëmijëve që mbajnë trauma përjetë.

Por ndonjëherë shoqëria duhet të vendosë qartë në anën e kujt qëndron.

Ka krime që nuk mund të trajtohen me indiferencë burokratike dhe as me dënime që mbarojnë sapo dalin nga dera e burgut.

Koha për një debat real ka ardhur”, shkruan ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE