LAJME / E Enjte 23 Prill 2026, 20:08

E pa besueshme! Avokati i Naim Murselit paralajmëron këtë gjë!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, duke dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plava, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim.

Pas shpalljes së vendimit, avokati i Murselit, Shemsedin Piraj, ka bërë të ditur se do të parashtrojnë ankesë në Gjykata e Apelit.

Në një prononcim për media, ai theksoi se vendimi do të kundërshtohet pasi të shqyrtohet në detaje aktgjykimi.

“Kur të merret vendimi, gjithsesi po… pa e parë aktgjykimin nuk mund të them saktësisht, por ankesa do të bëhet,” deklaroi ai.

Ky zhvillim sinjalizon vazhdimin e procesit gjyqësor në shkallët më të larta, ndërsa palët pritet të përballen sërish në procedurat e apelit.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe pritet të mbetet në fokus edhe gjatë fazës së ardhshme ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE